75 Mall Live Search
12:27 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Fotografi kap vitet e fundit që prindërit e tij kaluan së bashku para vdekjes së tyre

Prindërit e fotografit Paddy Summerfield ishin të martuar për 60 vjet.

Marrëdhënia e tyre ishte e përbërë nga miqësia, argëtimi, kujdesi dhe dashuria.

Gjatë viteve të tyre të fundit të jetesës, Paddy vendosi të dokumentonte lidhjen në më shumë se 1 mijë fotografi të realizuara, përfundimisht përpilimin e 82 prej më të mirave.

Fotografitë ishin realizuar nga viti 1997 deri në vitin 2007 në serinë e fotografive të nënës dhe të atit, transmeton Indeksonline.

Ka qindra fotografi të çiftit që publiku nuk i ka parë kurrë.

Secila prej tyre është zhvilluar në shtëpinë e prindërve të tij në Oksford dhe u realizua në ngjyra bardh e zi, që fokusi të jetë tërësisht në marrëdhënien e tyre jetësore.

Ata kaluan shumë kohë në kopsht, prandaj shihet si sfondi kryesor i fotografive./Indeksonline/