75 Mall Live Search
15:02 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Brad Pitt i takon të kaluarës, Angelina Jolie në lidhje me aktorin e njohur?

Si duket tashmë Angelina Jolie ka lënë prapa krahëve divorcin dhe Brad Pitt tashmë i takon të kaluarës.

Sipas disa raporteve thuhet se Angelina dhe aktori i njohur, Colin Farrell po takohen fshehurazi.

Aktorët e listës A pretendohet se kanë pasur një romancë edhe në vitin 2004, kur ata të dy luajtën rolet kryesore në filmin Alexander, dhe tani thuhet se romanca e tyre është rindezur.

Megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Ndërsa Angelina është ende në kontakt me ish bashkëshortin, Brad të cilët ende nuk kanë arritur marrëveshje për rritjen e gjashtë fëmijëve të tyre.

Në gusht të vitit 2018, Angelina kërkoj t t’i jepte fund martesës së saj me Brad Pitt.

Megjithëse mendohet që çifti kanë një marrëdhënie civile ndërsa ata po përpiqen të bijën dakord për një kujdestari të përbashkët./Indeksonline/