75 Mall Live Search
17:12 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Futbollistët e Ferizajit “gjyqtari na ka kërcënuar”

Ferizaji e humbi ndeshjen kundër Prishtinës 2-0 dhe mbetet në vendin e 10-të në Superligë, i cili dërgon në barazh.

Por pas ndeshjes trajneri Bylbyl Sokoli, ka deklaruar se futbollistët e tij janë ankuar që gjyqtari i ka kërcënuar.

“Në bazë të deklaratave të futbollistëve, gjyqtari Mervan Bejtullahu i ka kërcenuar. Nësë vërtetohet kjo atëherë nuk është aspak korrekt” u shpreh Sokoli.

Sa i përket ndeshjes trajneri i Ferizajit deklaroi se Prishtina e meritoi fitoren.

“Ishte ana e djathtë e Prishtinës që na shkaktoi shumë probleme sepse aty ka shumë cilësi. Fitorja e Prishtinës ishte e merituar. Synimi ynë është dalja në barazh, ky është maksimumi jonë. Aty pastaj do të kërkojmë mbetje në Superligë” deklaroi Sokoli për Supersport. /Indeksonline/