Këto gabime mos i bëni më me flokët!
Nisur nga ç’shprehin ekspertët e kujdesit të flokëve, në këtë artikull do të gjeni një për një gabimet kryesore që ju mbajnë larg flokëve të shumëdëshiruar.
#1 Llaku
Kurrsesi mos e përdorni llakun përpara se të stiloni flokët tuaja (realizim kaçurrelash ose drejtim), kjo për vetë faktin se alkooli që përmban ky produkt do të digjet sapo ta vendosni në kontakt me nxehtësinë.
#2 Krehja mbrapsht
Shpesh për t’u dhënë flokëve sa më shumë volum kemi tendencën t’i krehim flokët mbrapsht, gjë e cila shkakton këputjen e flokëve.
#3 Të mallkuarat maja të dyfishta
Duhet të dini se majat e dyfishta të flokut nuk mund të ndreqen vetëm të parandalohen. Shkatarët kryesorë të formimit të majave janë nxehtësia dhe tharja me peshqir. Ekspertët sugjerojnë t’i prisni sapo ato të shfaqen, por nëse dëshironi ta ruani gjatësinë e flokut atëherë bëjini të jenë më pak të dukshme falë produkteve me përmbajtje dylli blete ose vaj argani.
#4 Balsami
Po, është e vërtetë: balsami duhet aplikuar vetëm të majat e flokëve, kurrsesi në rrënjë. Megjithatë edhe përdorimi me tepricë i tij, qoftë thjesht dhe vetëm në pjesën fundore të flokëve është gjithashtu problematik. Përdorni balsam, aq sa për të shkriftuar flokët e ngatërruar dhe brenda mundësive, qoftë një herë në jave bëni një trajtim më të thellë nëpërmjet një maske sa më natyrale. Në fund, sigurohuni t’i shpëlani flokët sa më mirë!
#5 Nxehtësi + lagështi
Flokët e lagësht dhë pajisjet e nxehta duhen mbajtur larg njëri- tjetrit. Pajisjet që shtrijnë ose bëjnë flokët kaçurrela mund t’i djegin, dobësojnë ose këpusin këto të fundit.
Po kështu:
#6 Nuk përdorni mbrojtës ndaj nxehtësisë
#7 Nuk kriheni përpara dushit (ose gjatë tij)