75 Mall Live Search
09:54 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Braktisja e atdheut, problem serioz – ta trajtojmë me urgjencë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi thotë se braktisja e atdheut duhet të trajtohet me urgjencë nga institucionet e vendit.

“Këto çështje duhet të trajtohen seriozisht e me urgjencë! Ata qeveritarë që nuk i shohin çështjet që i cekëm, kanë probleme serioze në të parë e në të menduar! Kthjellimi i tyre është bërë domosdoshmëri!”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

BRAKTISJA E ATDHEUT, PROBLEM I YNI SERIOZ!

Largimi i njerëzve nga atdheu për punë e siguri;

Zvogëlimi i vazhdueshëm i numrit të nxënësve, sidomos në shkollat e fshatrave;

Zvogëlimi enormë i natalitetit;

Shndërrimi i tokave të bukës në djerrina dhe
Humbja e dashurisë se njerëzve për atdheun –shtetin, duhet të na alarmojë të gjithëve e sidomos ata që sillen e pështillen rreth kryeqeveritarëve të cilët duhet të sillen me përgjegjësi të madhe ndaj njerëzve e kombit!

Të gjitha segmentet e organizuar të shoqërisë sonë, e sidomos institucionet kushtetuese të kombit, këto probleme duhet t’i trajtojnë e të merren seriozisht me to!

Këto çështje duhet të trajtohen seriozisht e me urgjencë!

Ata qeveritarë që nuk i shohin çështjet që i cekëm, kanë probleme serioze në të parë e në të menduar!

Kthjellimi i tyre është bërë domosdoshmëri!