Pse nuk po aktivizohet Zhegrova te Baseli dhe kur pritet të luaj rregullisht?
Edon Zhegrova u transferua në afatin kalimtar të janarit nga Genku te Baseli në formë huazimi.
Marrëveshja e dy klubeve është nënshkruar për një afat prej 18 muajsh.
Megjithatë 20 vjeçari deri tani ka luajtur në 3 ndeshje me Baselin në Superligën e Zvicrës duke pasur hapësirë të limituar prej 37 minutave.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Baseli në afatin kalimtar të verës dëshiron ta shes një futbollist që luan në rolin e Zhegrovës dhe pastaj nga fillimi i edicionit të ardhshëm futbollisti kosovar pritet të luaj në formacionin startues. /Indeksonline/