75 Mall Live Search
11:59 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Guardiola marshon drejt 4 titujve sivjet me Manchester Cityn

Forma e Tottenhamit në Premier Ligë nuk është e mirë. Megjithatë kur vjen në shprehje Liga e Kampionëve gjithçka ndryshon.

Skuadra londineze sonte do ta pres në stadiumin e ri Manchester Cityn në çerekfinalen e parë.

Nga 8 skuadra që kanë mbetur në garë, 4 prej tyre janë angleze dhe pas ballafaqimit të Spurs dhe Cityt, detyrimisht një gjysmëfinalist do të jetë anglez.

Është interesant të theksohet se Manchester City dhe Tottenham do të takohen 3 herë këtë muaj, dy herë në Ligën e Kampionëve dhe në Premier Ligë do të ballafaqohen me 20 prill.

Manchester City sivjet është në garë për të fituar 4 tituj, Kupën e Ligës veç e ka siguruar, është në finale të Kupës FA, në Premier Ligë po luftën ashpër me Liverpoolin dhe në Ligën e Kampionëve është në çerekfinale.

/Indeksonline/