75 Mall Live Search
22:17 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Lëndohet ylli i Kosovës

Bersant Celina mungon në ndeshjen e sotme të Swansea City kundër Stoke City në Championship – nivelin e dytë të futbollit anglez – për shkak të një dëmtimi ende të panjohur që e pësoi në ndeshjen e kësaj fundjavës kundër Middelsbrough.

Kosovari është duke e parë ndeshjen nga tribunat e Liberty Stadium.

Swansea njoftoi se kosovari mungon shkaku i një lëndimi, duke mos dhënë detaje për çfarë lëndimi bëhet fjalë saktësisht, ose sa gjatë mund të mungojë ai.

22-vjeçari është duke e bërë sezonin e tij më të mirë në karrierë në Championship, dhe si rezultat e siguroi edhe rikthimin në ekipin kombëtar të Kosovës, që udhëhiqet nga Bernard Challandes.