Fiorentina rikthen Montellan
Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë është vendosur që Vincenzo Montella të ulet në stolin e Fiorentinës, pas dorëheqjes së Piolit paraditen e sotme.
Drejtuesit e klubit vjollcë kanë arritur akordin me ish trajnerin e Milanit dhe Sevillas, i cili nesër do të drejtojë stërvitjen e parë me skuadrën e re.
Tekniku 45-vjeçar rikthehet kështu te Fiorentina, pasi e ka drejtuar skuadrën vjollcë për 3 vite, gjatë periudhës 2012-2015.
Mësohet se Montella ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm, pra në qershor të 2020-ës, me skuadrën e Fiorentinës.