75 Mall Live Search
10:44 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Aktorja e serialit të njohur shpallet fajtore për trafikim seksual

Ajo është një aktore mjaft e famshme në mbarë botën, ndërsa në Shqipëri njihet më shumë për rolin në në serialin e suksesshëm amerikan ‘Smallville”.

Po flasim për aktoren e njohur Allison Mack.

Së fundmi, Allison është deklaruar fajtore për shantazhimin e dy femrave si pjesë e një kulti të dyshuar në New York, të cilin e përdornin për trafikim seksual dhe krime të tjera.

Aktorja 36-vjeçare ka pranuar akuzat para gjykatës federale në Brooklyn, ku pohoi se detyroi dy gra identitetiti i të cilava nuk është bërë publike, të kryenin shërbime seksuale duke i kërcënuar se do t’u publikonte informacione sekrete.

Aktorja rrëfeu se ajo ishte bashkuar me sektin e udhëhequr nga udhëzuesi shpirtëror Keith Raniere, 10 vite më parë, për të gjetur qëllimin në jetë.

“Mbi të gjitha, besoja se synimet e Keith Ranier ishin të ndihmonte njerëzit. Unë kam gabuar, tani e kuptoj se unë dhe të tjerët u përfshimë në sjellje kriminale”. -është shprehur Allison.

Kreu i këtij kulti, 58 vjeçari Raniere, është arrestuar për të njejtat akuza “trafik seksual” në mars të vitit 2018.

“Nexium”, ishte një kult në të cilin femrave u vendosnin iniciale, mbanin dieta strikte dhe detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale me Raniere.