75 Mall Live Search
23:42 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / Z S

Pamja e re e Selena Gomez tërheq vëmendjen, duket ndryshe

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Selena Gomez, ka tërhequr vëmendjen e fansave me një transformim të ri në pamje, teksa po vazhdon xhirimet e sezonit të gjashtë të serialit të suksesshëm Only Murders in the Building në Londër.

Artistja publikoi në Instagram disa fotografi dhe video nga qëndrimi i saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku u shfaq me kaçurrela ngjyrë bakri, duke lënë të kuptohet se personazhi i saj, Mabel, do të vijë me një pamje krejtësisht të re në sezonin e ardhshëm.

“Gjithçka po bëhet e egër me Only Murders ndërsa po shijoj Londrën”, shkroi Gomez në përshkrimin e postimit të saj.

Megjithëse nuk dihet ende nëse ndryshimi i flokëve është i përhershëm apo vetëm pjesë e karakterit përmes një parukeje, kjo paraqet transformimin më të madh të saj që nga prilli i vitit 2021, kur u shfaq me flokë bionde platin.

Megjithatë, vetëm disa muaj më vonë, Gomez iu rikthye ngjyrës së saj natyrale kafe. Në një intervistë të mëhershme për revistën Vogue, ajo kishte treguar se periudha si bionde ishte një nga më argëtueset në jetën e saj.

Image

“Kur isha bionde, ndihesha sikur mund të provoja gjithçka. Eksperimentoja më shumë me flokët dhe grimin. Ishte një fazë që më bëri të ndihesha shumë e veçantë dhe plot vetëbesim”, kishte deklaruar ajo.

Megjithëse tani po eksperimenton me një tjetër ndryshim të guximshëm, Gomez kishte lënë të kuptohej se “Selena bionde” mund të rikthehet një ditë. Për momentin, fansat janë të fokusuar te pamja e saj e re me nuanca të kuqe, e cila po ngjall kuriozitet për zhvillimet e reja në sezonin e ardhshëm të serialit.