Almeda Abazi shpjegon kuptimin e emrit të djalit
Sikurse është bërë publike tani më, Almeda Abazi është në pritje të fëmijës së saj të parë me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Revista Who”, bukuroshja 26 vjeçare ka rrëfyer për momentin më të rëndësishëm të jetës dhe se si e zgjodhën emrin Efehan për të birin që pritet të vijë në jetë së shpejti.
“Po, Efehan. Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan.”-ka treguar ndër të tjera ish Miss Shqipëria.
E pyetur nëse do t’i mësojë shqip vogëlushit, Almeda është përgjigjur:
“Oh sigurisht, do mundohem t’i flas vetëm në shqip, turqishten ja kam lënë Tolgës.