75 Mall Live Search
16:36 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Ish-presidenti i Federatës Gjermane jep dorëheqje morale edhe nga FIFA e UEFA

Ditë më parë, Reinhard Grindel ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Federatës Gjermane të Futbollit.

Ky largim erdhi pasi 57 vjeçari u akuzua nga mediat se kishte pranuar një orë dhuratë nga një biznesmen ukrainas, shkruan Indeksonline.

Sot ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i nënkryetarit të UEFA-s dhe nga këshilli i FIFA-s.

Pas dorëheqjes së tij si një shef i “DFB”, Grindel ende kishte shpresuar të mbante pozitat e tij ndërkombëtare.

Nga pikëpamja ligjore, kjo nuk do të kishte qenë problem, pasi ai ishte zgjedhur në zyrë si person dhe jo si përfaqësues i DFB-së.

Ai zgjodhi të mos i mbaj këto pozita duke dhënë dorëheqje morale.

Unë kam deklaruar dorëheqjen time si nënkryetar i UEFA dhe anëtar i Këshillit të FIFA, në një letër drejtuar presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin sot“, ka njoftuar Grindel. /IndeksOnline/