United “mbret” i autogolave në Ligën e Kampionëve
Manchester United është mposhtur në shtëpi nga Barcelona me rezultat 0-1.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Luke Shaw në portën e tij, duke devijuar një goditje me kokë nga Suarez.
Ky është autogoli i tetë i Manchesterit në histori të Ligës së Kampionëve.
Me këtë rast, skuadra angleze bëhet me më së shumti autogola në histori të Championsit. /IndeksOnline/