75 Mall Live Search
23:39 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Allegri e pranon: Ajax ishin shumë të mirë

Juventusi ka barazuar 1-1 kundër Ajaxit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i skuadrës italiane, Allegri në një intervistë pas ndeshjes ka thënë se kundërshtarët luajtën shumë mirë dhe ata nuk arritën t’i godisnin me kundërsulme.

“E dija se Rugani do të luante mirë, sepse ai është një nga mbrojtësit më të mirë në Itali. Është i jashtëzakonshëm, duhet të përmirësohet vetëm në ndërtimin ne aksioneve”.

“Ajax është në çerekfinale, luan shumë mirë dhe sulmon me shumë lojtarë. Kanë bërë një presing të vazhdueshëm dhe kanë krijuar shumë hapësira, por ne nuk kemi arritur t’i godasim në kundërsulm siç duhet të kishim bërë”.

“Nuk kemi qenë të shpërqendruar te goli i pësuar, por e pësuam menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë dhe kjo i ka dhënë zemër Ajax-it, ndërsa ne ishim pak të tronditur”, ka thënë Allegri. 

“Ronaldo edhe këtë herë ka treguar se është në një nivel tjetër, lëvizjet e tij janë të ndryshme nga çdo lojtar tjetër”.