75 Mall Live Search
09:15 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Ligjbërësit në Zelandën e Re votojnë njëzëri për ndalimin e shumicës së armëve të zjarrit gjysmë-automatike

Policia e Zelandës së Re pret që dhjetëra mijëra armë zjarri të dorëzohen në skemën e blerjes së armëve pasi Parlamenti ka miratuar ligje të reja të armëve të zjarrit.

Ligjbërësit në Zelandën e Re votuan pothuajse njëzëri të mërkurën për të ndryshuar ligjet e armëve, më pak se një muaj pasi një vrarës i vetëm vrau 50 persona në sulmet  ndaj dy xhamive në Christchurch.

Legjislacioni i ri ndalon qarkullimin dhe përdorimin e shumicës së armëve të zjarrit gjysmë-automatike, pjesë që konvertojnë armët e zjarrit në armë zjarri gjysmë automatike, revista mbi një kapacitet të caktuar dhe disa pushkë. Kjo përfshin armë të përdorura nga i dyshuari në të shtënat në Christchurch, transmeton Indeksonline.

Tutje u dha një amnisti deri më 30 shtator për njerëzit që të dorëzonin sende të ndaluara.

Më shumë se 300 armë tashmë janë dorëzuar, sipas ministrit të mbrojtjes, Stuart Nash./Indeksonline/