75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Trump paralajmëron shtimin e numrit të ushtarëve në kufirin ShBA-Meksikë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të duhet të mobilizojë më shumë ushtarë amerikan në kufi me Meksikën, pas dëgjimit të tregimeve për emigrantët që kalojnë kufirin nga njerëzit që marrin pjesë në mbledhje të fondeve të republikanëve.

“Unë do të duhet të thërrasë më shumë ushtarë”, ka thënë Trump.

Tutje ai shtoi se disa nga njerëzit që kalonin kufirin përfunduan të vdekur nga udhëtimi.

“Shumë, shumë njerëz të vdekur. Gjithashtu ata hyjnë dhe bastisin shtëpitë dhe është shumë e rrezikshme”, ka thënë Trump duke iu referuar vendësve të prekur nga fluksi i emigrantëve.

Momentalisht janë rreth 5 mijë trupa aktiv dhe trupat e Gardës Kombëtare pranë kufirit, megjithëse ky numër  luhatet, sipas reuters.

“Ne mbështesim partnerët tanë federalë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, nënkoloneli i Ushtrisë, Xhejms Davis, ku u pyet për deklarimet e Trump-it.

Në muajin shkurt, Trump kishte vendosur një shtesë prej 3 mijë e 750 trupave amerikane në kufirin jugperëndimor të vendit për të mbështetur agjendët e doganave dhe të mbrojtjes kufitare./Indeksonline/