75 Mall Live Search
15:39 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Çifti realizuan fotografinë në pishinën e pafund, ‘gozhdohen’ me komente nga ndjekësit

Blogerët e udhëtimit janë gozhduar së fundi me komente negative për mënyrën se si kanë rrezikuar jetën për realizimin e një fotografie.

Të shpeshta janë rastet kur blogerët rrezikojnë jetën e tyre duke pozuar para trenave apo ndonjë karroce lëvizëse.

Por së fundi dy prej tyre, blogerët amerikan, Kelly dhe Kody kanë realizuar një fotografi në një pishinë të pafundme në Bali të Indonezisë, transmeton Indeksonline.

Kelly shihet i varur buzë pishinës, ndërkohë që mban për krahu Kody-n, për t’i dhuruar asaj një puthje.

Ata pohuan e realizon këtë fotografi për të dëshmuar besimin që kanë tek njëri-tjetri dhe se kishin qenë të kujdesshëm në realizmin e saj.

Por ndjekësit menduan se kjo gjë ishte e rrezikshme dhe se vajza do të mund të vdiste.

Qindra komente u bën duke e quajtur të rrezikshme këtë pozim dhe duke thënë se nuk do të duhej të bëhej./Indeksonline/