75 Mall Live Search
17:04 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Grushta në stërvitjen e Bayern Munchen-it, përleshen dy yjet e klubit

Sulmuesi polak, Robert Lewandoski është përleshur fizikisht me anësorin francez, Kingsley Coman në stërvitjen e sotme.

E përditshmja gjermane, “Bild+”  ka treguar që momentin kur ka ndodhur përleshja stërvitja ishte mbyllur për media.

Fillimisht, dy yjet e Bayernit kishin shkëmbyer fjalë pastaj  kishin filluar të grushtohen.

Mbrojtësit, Niklas Sule dhe Boateng kishin ndërhyrë për t’i ndarë. Përkundër kësaj përleshje, trajneri  bavarez, Niko Kovaç kishte vazhduar stërvitjen në mënyrë normale./Indeksonline/