Roma fton në stadium tifozin i cili tha “edhe unë do ta shënoja atë gol”
Roma ka postuar një video të një rasti të humbur të Cengiz Under në kampionat. Një nga komentuesit, tifoz i ekipit, kishte thënë “edhe unë do ta shënoja atë gol”, siç mund të kemi thënë të gjithë për raste të pafalshme.
Ideja origjinale e klubit italian ishte të ftonte tifozin ta provonte në Olimpico a mund ta bënte golin.
Ai ka shkuar në stadium, është veshur me fanellën e ekipit të zemrës dhe ka marrë rolin e sulmuesit turk.
Organizatorët kanë rikrijuar aksionin dhe tifozit i kanë lënë momentin e finalizimit tre herë, por rezulton se edhe ai e humb rastin!
Një mësim i mirë për ata që thonë gjithmonë “edhe unë do ta kisha shënuar këtë gol” pasi asnjëherë nuk është aq e thjeshtë sa duket. /IndeksOnline/
Imagine saying, ‘Even I could have scored that goal’ and getting brought to the Olimpico to prove it!
— AS Roma English (@ASRomaEN) April 11, 2019
But that’s exactly what happened to Marco, thanks to @HyundaiEurope! ?
#ForTheFans
pic.twitter.com/nCEEqpI6nO