75 Mall Live Search
21:54 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Krasniqi për ikjet: Njerëzit po kërkojnë jetë më të mirë dhe siguri në punë

Jakup Krasniqi nga Nisma Social Demokrate arsyeton ikjen e njerëzve nga Kosova, temë e cila është rizgjuar ditëve të fundit.

Krasniqi thotë se Kosova nuk u ofron asgjë që ata kërkojne për një jetë më të mirë.

‘’Kosova nuk ua plotëson standardin e jetës, sigurinë për punë. Qytetarët janë në kërkim të një jetë më të mirë, pune dhe sigurie më të mirë për familje’’, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.