Spahiu: Universiteti i Mitrovicës s’meriton ta bartë emrin e analfabetit Isa Boletini
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Universiteti i Mitrovicës nuk e meriton që ta bartë emrin e patriotit, Isa Boletini.
“Nuk e di se kush e ka dhënë atë ide që t’i ngjitet emri i një analfabeti universitetit”, ka thënë Spahiu, njofton Klan Kosova.
“Ka mundur që t’i ngjitet emri i ministrit të parë të Arsimit në Shqipëri, por është zgjedhur emri i një analfabeti patriot. Unë nuk e mohoj patriotizmin e Isa Boletinit”.
Kurse hapjen e Qendrës të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ai e ka quajtur si reformim të kësaj partie.
Është reformim, Vetëvendosje po evoluon, shoqëria kosovare edhe partitë politike evoluojnë”.
“Në konferencat që po mban Lëvizja Vetëvendosje shihet se është hequr flamuri i Shqipërisë. Aty pritet që të vendoset flamuri i Kosovës. Nëse garon në zgjedhjet politike në Shqipërisë do të shihet se sa pinë ujë kjo lëvizje atje, d.m.th sa vota do t’i marrë se filofozia politike sa vërtetë pi ujë në Shqipëri, kjo mund të shihet në rast të zgjedhjeve”.
“Bashkimi kombëtar ka kuptim tjetër. Mund të thuhet bashkim në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Është vullnet i shumicës politike në Shqipëri që Kosova të mbetet e pavarur”.