75 Mall Live Search
23:36 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjuriq i quan “šiptarskih” dhe “terroristë” kosovarët

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se do të sanksionohen të gjithë ata që mohojnë krimet luftës në Kosovë.

Gjjuriq ka thënë se “kjo është cinike e kriminelëve dhe terroristëve shqiptarë (“šiptarskih”, siç ka thënë ai) të cilët gjenden në institucionet e përkohshme të Prishtinës”.

Djuric tha këtë mëngjes se serbët nuk do të lejojnë shqiptarët të kenë katër komunat në veri të Kosovës.

Gjuriq ka lëshuar tutje akuza të rënë duke thënë se “kriminelët në Prishtinë kanë dëshirë që ata serbë në Kosovë që nuk janë dëbuar ose vrarë të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe se po ju mohohet lirija e fjalës”. /IndeksOnline/