Pacolli merr pjesë në darkën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në darkën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të presidencës polake për Procesin e Berlinit.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka treguar që në takim është diskutuar për gjendjen e të rinjëve në vendet e Ballkanit Perëndimore dhe në Bashkimin Evropian.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Pacollit./Indeksonline/
Në darkën e punës të Ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Presidencës polake për Procesin e Berlinit, në praninë e ministrit të jashtëm gjerman si bartës të këtij procesi, u diskutua për gjendjen e të rinjëve në vendet e Ballkanit Perendimor dhe në Bashkimin Evropian, sfidat me të cilat ballafaqohen dhe ndikimi që ata do duhet të kenë në Evropën e përbashkët. Potencova se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe procesin integrues. Procesi i Berlinit ofron një shans të madh për të adresuar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta rajonale. Integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë!
