75 Mall Live Search
09:48 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Goli i Rashicës në mesin e 5 golave më të bukur në Bundesligë

Ylli i Kosovës ka shpërthyer këtë sezon në Bundesligë me skuadrën e Werder Bremen. Rashica ka qenë protagonist deri tani për skuadrën e tij, duke shënuar rregullisht.

Rashica ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje në vitin 2019, ndërsa në total për këtë sezon ka shënuar 8 gola, shkruan IndeksOnline.

Bundesliga ka bërë një renditje të 5 golave më të bukur të shënuar për vitin 2019, teksa në vend të katërt është renditur edhe një gol i Rashicës.

5) Yussuf Poulsen (Leipzig): Goli i katërt në fitoren 5-0 ndaj Hertha Berlin. 7 gola në vitin 2019, 15 këtë sezon për të.

4) Milot Rashica (Werder Bremen): Goli i tretë në fitoren 4-0 ndaj Augsburg. 7 gola në vitin 2019, 8 këtë sezon për të.

3) Ishak Belfodil (Hoffenheim): Goli i dytë në fitoren 3-0 ndaj Hannover. 9 gola për vitin 2019, 13 për këtë sezon.

2) Andrej Kramaric (Hoffenheim): Goli i dytë ndaj Nurnberg në fitoren 2-1. 9 gola në vitin 2019, 15 për këtë sezon.

1)Robert Lewandowski (Bayern Munich): Goli i parë në barazimin 1-1 ndaj Freiburg. 11 gola për vitin 2019, 21 për këtë sezon.