75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia bie në gjurmë të grabitësve, njëri nga ta ish-polic

Një tjetër detaj që zbulohet nga ngjarja është se kur grupi i grabitësve ndërroi automjet dhe po bënte transportin e parave, ka qenë Murataj i vetmi që hapi zjarrë ndaj efektivëve.

Murataj po qëndronte në prapavijë për të mbuluar anëtarët e tjerë të grupit me zjarr derisa të transportoheshin paratë.

Kujtojmë që gjatë përplasjes së Policisë dhe grabitësve me armë zjarri, mbeti i vdekur Admir Murataj, i akuzuar më herët për një sërë grabitjesh të ngjashme.

Fill pas grabitjes, policia gjeti një makinë të djegur në Tapizë, që  dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.

Që prej të martës, operacioni i Policisë për gjetjen e grabitësve u zhvendos mes Krujës dhe Fushë-Krujës, pas dyshimeve se ata mund të fshihen në këtë zonë.