Rita Ora në Dubai për xhirimet e klipit të ri, kjo është dukja e saj
Rita Ora pas qëndrimit disa ditor në Kosovë është nisur në Dubai.
Këngëtarja shqiptare, ka treguar se atje ka udhëtuar për të bërë xhirimet e vidoeklipit më të ri, shkruan Indeksonline.

Në disa video dhe imazhe që 28 vjeçarja ka postuar ka ardhur me një dukje më ndryshe se zakonisht, grim interesant dhe veshje të veçantë.

Rita si çdo herë dukej në super formë teksa mahniti me pamjen e saj.

Kujtojmë që qëndrimi i Ritës në Kosovë ishte humanitar, ajo erdhi në kuadër të misioni të organizatës UNICEF./Indeksonline/