Grupi i deputetëve të gjelbër do konstituohet më 16 prill, thotë Kusari-Lila
Në pjesën e dytë të muajit prill, Kuvendit të Kosovës do i shtohet edhe një grup jo formal i deputetëve, njofton Indeksonline.
Themelimi i këtij grupi është propozuar sot në Kuvend nga kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
“Është hera e parë që Kuvendi i Republikës së Kosovës do të këtë grupin e të gjelbërve bashkë me Kuvendet tjera të shteteve të rajonit. Mbështetje grupit të deputetëve të gjelbër, po i jep Instituti Demokratik Kombëtar i SHBA-ve (NDI)”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
Sipas saj, konstituimi i grupit do të bëhet më 16 prill. /Indeksonline/