75 Mall Live Search
16:46 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Yjet e futbollit që kanë të kryer fakultetin, ja kush janë dhe çfarë profesioneve kanë

Shumica nga ne mendojmë se futbollistët e famshëm e kanë vetëm futbollin profesion. Por, ka përjashtime në disa raste.

Disa nga ta kanë arritur që në të njëjtën kohë të krijojnë një profesion të ri.

Lorenzo De Silvestri, është futbollisti i fundit aktiv që diplomoi para pak ditësh në Administrim Biznesi.

Dries Mertens i Napolit i diplomuar në Shkencat Sportive.

Ish mesfushori i shumë skuadrave, Nigel De Jong, është i diplomuar në Ekonominë Politike.

Giorgio Chiellini, u diplomua në Administrim Biznesi pak vite më parë.

Juan Mata ka diplomuar më parë në Shkencat Sportive.

Edhe Xabi Alonso, ka diplomuar në Ekonomi dhe Biznes.

Ish portieri i njohur holandez, Edwin Van der Sar, ka diplomuar në Menaxhimin e Sportit.

Arsene Wenger është inxhinier i diplomuar, shkruan Indeksonline.

Andres Iniesta është futbollist, por edhe i diplomuar në Shkencat Sportive.

Lewandowski e ka përfunduar me sukses në Akademinë Polake Edukimin Fizik.

Gerard Pique i ka përfunduar studimet Master në Biznes, Media, Sport dhe Kulturë në Harvard .

Angelo Ogbonna është poashtu jurist i diplomuar.

Stiven Gerrard e ka kryer filozofinë, ndërsa në Master ka arritur të kryej me sukses matematikën.

Glen Johnson është matematicient i diplomuar./Indeksonline/