Ndeshja e parë e Javës së 27-të në Superligë, Trepça 89 arrin fitore të madhe
Trepça 89 ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme për të qëndruar larg ‘Zonës së Kuqe’.
Mitrovicasit e kanë mposhtur ekipin e Ballkanit me rezultat 2:1, transmeton Indeksonline.
Protagonisti kryesor në këtë ndeshje ishte mesfushori i talentuar, Engjell Hoti i cili realizoi te dy golat e Trepçës 89. Për ekipin e Suharekës shënoi Jetmir Topalli.

Pas kësaj fitoreje, mitrovicasit kanë bërë një hap gjigant për luftën për mbijetesë. Pas këtij triumfi, Trepça 89 ka arritur kuotën e 35 pikëve dhe pozicionohet në vendin e gjashtë. Ekipi nga Mitrovica është gjashtë pikë larg zonës së rrezikshme.
Kurse Ballkani me këtë humbje ia ka vështirësuar punët vetës për luftën për mbijetesë.
Ekipi nga Suhareka ka 32 pikë dhe gjendet në pozitën e tetë./Indeksonline/