Ndalohet Z.K, i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Një serb me inicialet Z.K është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas dyshimeve se ka kryer vepra penale të krimeve të luftës në Nerodime të Ferizajt, njofton Indeksonline.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sot në orët e pasdites me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë për një person të dyshuar, të nacionalitetit serb me inicialet Z.K. Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999″, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Indeksonline/