Lajmërohet imami shqiptar i arrestuar në Itali, thotë se nuk e di arsyen pse po mbahet
Indeksonline më herët ka publikuar lajmin për arrestimin e një imami shqiptar në Itali. Bëhet fjalë për Zejnullah Sadikin nga Maqedonia.
Imami me prejardhje nga Maqedonia thotë se nuk e di arsyen se pse është arrestuar.
Me një njoftin në Facebook, ai thotë se urdhëri është dhënë nga ministri Mateo Salvini.
“Te nderuar vellezer dashamire esselamualejkum
Nga mengjesi i dites se Henë ora 06:00 me urdherin e ministrit te brendshem te Italis Mateo Salvinit jam i arrestuar nga forcat e rendit në shtepin tim, pa asnjë deshmi, me arsyen kinse unë jame person i rrezikshem per shtetin Italian duke theksuar keto fakte:
Se une jam nje imam gjithnjë radikal.
Se kam frekuentuar shume qendrat Islame.
Se po merrem me (logjistik) me organizim të jetes Islame.
Per shkakun se jam familjarizuar ketu ne Itali si nje imam me pervoj.
……….
Nga dita e Hene ne mbremje po mbahem në qendren e emigranteve në Torino ku nuk meret vesh se cfar Po behet…
Per shkak te kushteve aktuale qe gjindem nuk mund te shkruaj me shumë” shkruan Sadiki në Facebook./Indeksonline/