Këto janë problemet që shkaktohen nga xhinset e ngushta
Xhinset e ngushta na bëjnë të dukemi më në formë. Ky lloj i veshjeve gjendet në garderobën e secilit person për çdo stinë.
Por nga hulumtimet e fundit nuk është edhe e shëndetshme të veshësh xhinse të ngushta. Ato kanë ndikim në organizëm.
Të mbash xhinse veshur gjatë gjithë kohës mund të ngadalësojë qarkullimin e gjakut. Kur ndodh kjo, trupi fillon të prodhoj progestrone që shkaktojnë zgjerimin e venave.
Tutje, ato krijojnë probleme në tretje dhe mund të shkaktoj shfaqjen e celulitit në trup./Indeksonline