75 Mall Live Search
15:05 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Formacioni zyrtarë: Barça me ‘fëmijë’ kundër Hueskës

Në ora 16:15, Barcelona do të luaj kundër Hueskës në kuadër të La Ligas. 

Valverde duke e parë që Barcelona e ka gati të fituar ligën ka vendosur që të u jap minuta lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë gjatë këtij sezoni, transmeton Indeksonline.

Në formacion rikthehet, Dembele i cili ishte i lënduar për disa javë. Sulmi i Barcelonës përbëhet nga Dembele, Boateng dhe Malcolm.

Sot debuton në mesfushë, talenti i shkollës së Barcelonës, Riqui Puigi. Bashkë me të në mesfushë janë, Alena dhe Vidal.

Në mbrojtje Umtiti me Murillon luajnë në qendër, kurse në krahë debutojnë Todiobo si mbrojtës i majtë ndërsa në të djathtë, Wague. Portier si gjithmonë Ter Stegen./Indeksonline/