Ramadani: S’ka mbaruar asgjë për titull, psikologjikisht jemi keq
Zekirija Ramadani ka komentuar humbjen 2:1 në shtëpi ndaj Ferizajt.
Skuadra e tij, Feronikeli, ia dhuroi tri pikë kundërshtarit, falë gabimeve të veta.
“Disfata nuk është e mirë. Ndoshta deri sa të vijmë tek gabimi i portierit, kishim raste për të dyfishuar rezultatin. Ndoshta kishte edhe nënvlerësime në disa momente. Një hap i gabuar që i gëzon të tjerët”, tha Ramadani për Supersport.
“Mbetet punë e madhe për të rikuperuar këtë gabim. S’ka mbaruar asgjë për titull. Më shumë më vjen keq për lojtarët që dhanë maksimumin. Është humbje e rëndë. Duhet të punojmë për ndeshjen e Kupës. Gabimet e portierit janë normale, edhe ai mund të gabojë. Lufta e kemi menduar që nga fillimi që mund të vendos ndeshja e fundit. Në aspektin psikologjik, Prishtina e Llapi janë më mirë se ne”, shtoi Ramadani.
Feronikeli tani ka 62 pikë, aq sa Prishtina, ndërsa Llapi ka 60.