Sancho dhe pritjet fantastike të portierit Burki i sigurojnë fitoren Dortmundit
Dortmund ka harruar humbjen turpëruese 5-0 në “Allianz Arena” nga Bayern Munich, duke marrur kryesimin e Bundesligës, të paktën përkohësisht.
Verdhezinjtë kanë mposhtur me rezultat 2-1 Mainzin, falë një dy golëshi të talentit Sancho në pjesën e parë.
Sulmuesi i talentuar anglez e gjeti golin që në minutën e 17-të, i shërbyer me zgjuarsi nga Mario Gotze. Nuk vonoi shumë dhe 19-vjeçari sigloi të dytin, këtë radhë pas bashkëpunimit me Delaney.
Fitorja e Dortmundit, gjithsesi nuk do të rezultonte e thjeshtë, pasi Quaison shfrytëzoi një top që nuk u largua si duhet nga mbrojtja, duke shkurtuar në 2-1 diferencën 7 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Miqtë tentuan me të gjitha format të gjenin golin e barazimit, por portieri Burki në momentet kur u vu në provë reagoi mjaft mirë. /IndeksOnline/