75 Mall Live Search
19:22 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Liverpool triumfon në derbin e fundit për sivjet, rikthehet Xherdan Shaqiri

Liverpool ka kaluar sprovën e fundit të vështirë në rrugën për titullin kampion.

“Reds” mposhtën Chelsean në “Anfield” me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 34-të të Premierligës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Sadio Mane në minutën e 51-të pas një krosimi të shkurtër nga Henderson, shkruan Indeksonline.

Dy minuta më vonë, Mohamed Salah shënoi golin e dytë me një super predhë nga jashtë zonës.

Klopp rezervoi disa minuta në fund edhe për Shaqirin, i cili rikthehet të luaj pas disa muajsh.

Me këtë fitore, Liverpool mban kreun e Premierligës me 85 pikë, dy më shumë se City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Chelsea edhe për kundër humbjes është në vendin e katërt me 66 pikë. /IndeksOnline/