75 Mall Live Search
22:30 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Inter përforcon vendin e tretë, fiton ndaj Frosinones

Interi ka mposhtur Frosinonen me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së 32-të të Serie A.

Neroazurët kaluan në epërsi qysh në minutën e nëntë me golin e Nainggolan.

Rezultatin e dyfishoi Ivan Perisic në minutën e 37-të me një gol nga penalltia, shkruan Indeksonline.

Në minutën e 61-të vendasit rihapën lojën pas golit të Cassata.

Golin e sigurisë e shënoi Vecino në minutën e tretë shtesë.

Me këtë fitore, Interi është në vendin e tretë me 60 pikë, pesë më shumë se Milani dhe shtatë më pak se Napoli. /IndeksOnline/