75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Iu mbush shtëpia me “Nike”, nga sezoni i ardhshëm Messi do të mbledh “Puma”

Që nga sezoni 2019-20, LaLiga Santander dhe LaLiga 1/2/3 do të sponsorizohen nga firma sportive Puma.

Marka sportive ka njoftuar një “marrëveshje afatgjate” për t’u bërë partneri zyrtar teknik i të dy garave ku edhe topi do të jetë i kësaj marke. Deri tani loja zyrtare u sponzorizua nga Nike .

Me një audiencë totale prej 2.700 milion shikuesish në vit në 183 vende të botës dhe më shumë se 80 milionë ndjekës në mediat sociale, LaLiga është një nga ligat më të mëdha sportive në botë. Ky sponsorizim do të rrisë ndjeshëm dukshmërinë në fushën e PUMA dhe do të forcojë pozicionin e saj si një markë kryesore futbolli në mbarë botën“, shpjegon deklarata e markës në të cilën njofton marrëveshjen.

Puma sponsorizon Valencian dhe Gironan nga sezoni i ardhshëm dhe ka disa nga lojtarët më të mirë në botë si Luis Suarez, Antoine Griezmann, Jan Oblak, Samuel Umtiti ose Giovani Lo Celso.

Kujtojmë se Messi është koleksionuesi më i madh i topave të La Ligas, pasi ka shënuar më së shumti “hetrik”. /IndeksOnline/


Jan Oblak është një nga emrat e Puma, i cili ka njoftuar se do të prezantoj topin zyrtar të LaLiga Santander dhe LaLiga 1/2/3 (Puma)