ZYRTARE: Skuadra e Superligës shkarkon trajnerin
Ballkani ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj.
Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit.
“Pas bashkëpunimit disa mujor me trainerin Sami Sermaxhaj,sot kemi shkëputur bashkëpunimin.
Shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dy anëshme,pasi mungonin rezultatet e pritura nga klubi.
FC Ballkani i uron trainerit Sami Sermaxhaj sukses dhe falenderon për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme”.
Ballkani aktualisht është në pozitën e tetë me 32 pikë, aq sa ka edhe Flamurtari në vendin e nëntë.
