Lukaku: Barcelona nuk është PSG
Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku e ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë shumë të vështirë për ta eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve.
Në 1/8tën e finales, ‘djajtë e kuq’ bën rikthim senzacional duke e fituar si mysafir 3-1 te Paris Saint Germaini edhe pse ndeshjen e parë e kishte humbur 2-0 në Old Trafford.
Lukaku theksoi që Barcelona nuk është PSG.
“Katalunasit kanë më tepër eksperiencë se PSG. Megjithatë ne duhet të jemi konfident dhe të shkojmë në Camp Nou me pasion dhe të krijojmë raste për gol” deklaroi Lukaku.
Barcelona e fitoi ndeshjen e parë kundër Man Utd 1-0. Ndeshja e kthimit zhvillohet sonte në Camp Nou nga ora 21:00. /Indeksonline/