75 Mall Live Search
16:21 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Kartoni i kuq më “palidhje” në botë

Leyton Orient ia doli të fitojë 1-2 në transfertën ndaj Sutton United për Premier Conference në Angli, në një ndeshje ku luajtën me 10 lojtarë dhe e morën fitoren në limitet e kohës së rregullt.

Ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 1-1, kur mesfushori i Leyton, James Dayton u shtri në tokë nga dhimbjet e kyçit të këmbës.

Menjëherë drejt tij shkuan dy mjekë që i konfirmuan se dëmtimi është i rëndë dhe duhet të largohet me barelë nga fusha.

Pas kësaj hodhi në shenjë nervozizmi këpucën, që e kishte hequr më herët. Fati i tij i keq ishte se këpuca shkoi drejt gjyqtarit të takimit, i cili e mori si një sulm ndaj tij dhe i nxori menjëherë kartonin e kuq.

Në minutën e 90’-të, portieri i Sutton vendos të bëjë xhonglime me topin teksa dy kundërshtarë iu sulen drejt tij. Ai humbi kontrollin e sferës dhe shkaktoi penallti, duke i dhuruar fitoren skuadrës mike.