75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Dukagjin Lipa krenar me të bijën

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ditë më parë qëndroi në Bejrut të Libanit, ku vizitoi kampet e refugjatëve nga Siria.

Së bashku me UNICEF, ata kanë vizituar dhe ndihmuar me mjete disa nga fëmijët e kampeve, gjë për të cilën Dua mori vëmendjen e të gjitha mediave.

Krenare me këto aksione humanitare, po shprehet edhe babai këngëtares, Dukagjin Lipa, i cili ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, nga aktiviteti që ata që zhvilluan në Liban.

 “Dashuri, shpresë dhe komuniteti (pjesa 2) Zgjidhja e refugjatëve sirian në Liban me Duan dhe UNICEF”, ka shkruar Dukagjini në një kolazh fotografive të ndara me fansat