75 Mall Live Search
10:41 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Momenti kur “Camp Nou” feston golin e De Ligt dhe eliminimin e Juventus

Barcelona ka kaluar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur me rezultat të përgjithshëm 4-0 Manchester United.

Kualifikimin tutje e siguroi edhe Ajax të cilët përmbysën rezultatin në Torino, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Një moment interesant është filmuar tek minuta e 70’-të, në “Camp Nou” është momenti kur Sergi Roberto i la vendin Semedos dhe tifozët kanë shpërthyer në brohoritje. Natyrisht që nuk ishin për Sergi Roberto, por për golin që Matthijs de Ligt shënoi në Torino, ndaj Juventusit, që i dha kualifikimin skuadrës holandeze.

Më shumë tifozët katalanas kanë festuar për eliminimin e Cristiano Ronaldos, që këtë sezon nuk do e kenë rival dhe nëse kualifikohen për në finale, nuk do të ketë më gjasë të përballet me Lionel Messin.