75 Mall Live Search
16:09 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Intel heq dorë nga teknologjia 5G për telefona

Pas një marrëveshjeje të papritur midis Apple dhe Qualcomm, Intel çuditërisht njoftoi se nuk do të prodhojë modem 5G për telefonat.

Apple ka ndërmend të zëvendësojë Qualcomm me Intel në lidhje me modemin 5G për pajisjet iPhone, por problemet me zbatimin e teknologjisë 5G janë arsyeja pse teknologjia nuk ka gjasa të jetë në iPhone këtë vit.Në një deklaratë, Intel tha se nuk priste të paraqiste produktet modem 5G në segmentin e telefonave të mençur, duke përfshirë ato që fillimisht ishin planifikuar për fillimin në vitin 2020.        

Nëntorin e kaluar, Intel tha se po përshpejtonte zhvillimin e teknologjisë modem 5G, dhe gjatë CES të këtij viti ai gjithashtu paraqiti disa plane në fushën e përparimit në këtë segment. Tani kompania do të vazhdojë të zgjerojë aftësitë e saj për 4G dhe 5G në fushën e kompjuterëve, iOT dhe pajisjeve të tjera.