75 Mall Live Search
16:59 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

“Në seancë ishin vetëm 20 deputetë, nëse 100 të tjerët ua lypin votën, mos ua jepni”

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në pjesën e fundit pati debat për ndërtimin e TC Kosova e Re.

Por prania e deputetëve ishte në numër të vogël.

Madje sipas profesorit universitar, njëherësh analist,  Rrahman Paçarizi në sallë ishin vetëm 20 deputetë, e që mungonin 100 të tjerë, shkruan Indeksonline.

Paçarizi tutje tha se të qytetarët duhet ta kenë parasysh se në momentin kur këta 100 deputetë në zgjedhjet e ardhshme do të kërkojnë votën, të mos ua japin.

Postimi i plotë:

Ne fund te seances se sotme te Kuvendit arrita me i numeru nja 20 deputete. Do me thene kane mungu rreth 100 deputete. Nese qata 100 deputete jua lypin voten ne zgjedhjet e ardhshme, mos ua jepni!

Perndryshe, debati ne pjesen per Kosoven e re ka qene shume cilesor. Pernjimend e kam se Ju s’besoni qe mundet me pase debat cilesor ne Kuvendin e Kosoves. Pasha Zotin po!