Sabit Osmani: Ndeshja më e mirë e sezonit
Trepça ’89 ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat të thellë 0-4 duke bërë thuajse të sigurt pjesmarrjen në finale.
Trajneri i mitrovicasve, Sabit Osmani ka thënë se kjo ishte ndeshja më e mirë e skuadrës së tij këtë sezon.
“Kjo ishte ndeshja më e mirë që kemi zhvilluar këtë sezon. Kemi për të zhvilluar edhe 90 minuta të tjerë por besoj se gjysma e punës është kryer“, ka thënë Osmani.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit në “Riza Lushta” do të zhvillohet me 1 maj. /IndeksOnline/