SHSKUK-ja do të bëhet me trajtimin e infarktit në dy orët e para
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), do të fillojë me programin për trajtimin e infarktit të miokardit në dy orët e para.
Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK-së, tha se ka vullnet për ta implementuar projektin e infarktit në zemër.
“Trajtimi i infarktit në dy orë të parë në Kosovë është shumë me rëndësi për qytetarët e Kosovës. Qëllimi jonë është që për një kohë shumë të shkurtët, pa hy në procedurat administrative, të trajtojmë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit në RTK.
Sipas tij të gjitha procedurat administrative do të eliminohen, në rast se ka shenja që ka infarkt pacienti.
Ai bëri me dije se disa institucione në Kosovë, do të pajisen me të gjitha pajisjet që kanë të bëjnë me kurimin e sulmeve në zemër. “Kemi arritur në një stand të mirë. Kemi plotësuar edhe stafin që është në nivel evropian. “, tha ai.
Basri Sejdiu drejtor i SHSKUK-së, deklaroi se do të angazhohen që të kenë edhe edukim të qytetarëve. “Jo çdo dhembje do të thotë se ka infarkt, por jo edhe të kemi neglizhencë”, pohoi ai. Sejdiu ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë, qeverisë për mbështetjen ndaj Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).
“Nuk po mungon mbështetje ndaj shëndetësisë”, tha ai. Sejdiu bëri me dije se Kosova me këtë projekt bëhet njëri ndër shtetet e para në Ballkan që po e fillon këtë projekt.
Për mungesën e materialeve në shëndetësi, Basri Sejdiu drejtor i SHSKUK-së, tha se avancimi në shëndetësi po i pengon dikujt.
“Ka interesa të mëdha, ne nuk do të lejojmë skandalet. Kemi marrë vendim që materialet që nuk kushtojnë shumë të blihen. Ka raste që operatorët nuk e kanë pru mallin, nuk do të lejojmë që ata të dëmtojnë pacientët”, tha ai.