75 Mall Live Search
19:02 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Nga portier në kamarier, ish ‘gardiani’ i Kosovës gjen veten në SHBA

Ka rreth një vjet e gjysmë që ish portieri kosovar, Granit Kolshi, ka vendosur që të lë futbollin aktiv për tu zhvendosur në SHBA.

Ashtu si një pjesë e madhe e rinisë në vend, edhe Kolshi ka vendosur që të largohet nga Kosova, duke ushtruar një profesion tjetër në SHBA.

Kolshi së fundmi ishte pjesë e klubit pejan KF Besa para se të fitonte titullin e kampionit, kupën dhe superkupën me Feronikelin.

Poashtu, më herët ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e Përfaqësuesës së Kosovës. /IndeksOnline/