Mbi 80 mijë euro për mirëmbajtjen e veturave të MASHT-it
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), e cila udhëhiqet nga Shyqiri Bytyqi ka finalizuar kontratën e radhës.
Kësaj radhe ky institucion ka menduar të zgjedhë problemin e automjeteve të zyrtarëve të kësaj ministrie, shkruan Indeksonline.
“Mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve”, në kohëzgjatje prej 24 muaj u ka kushtuar 81.256,56 euro, derisa bëhet e ditur se tenderi më çmimin më të lartë ka qenë 84.379,67 euro.
Ndërkaq, tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.T.Sh “Besi”, nga Prishtina./Indeksonline/


